“VETËM PËR VËMENDJE”/ Fansat shpërthejnë keq pas FOTOS së Capitalit, reagon reperi – AlpeGossip
“VETËM PËR VËMENDJE”/ Fansat shpërthejnë keq pas FOTOS së Capitalit, reagon reperi

“VETËM PËR VËMENDJE”/ Fansat shpërthejnë keq pas FOTOS së Capitalit, reagon reperi

Këtë të hënë, Capital T tërhoqi vëmendjen e ndjekësve me një foto të publikuar në Instagram. Në foton në fjalë, ai shfaqej i shtrirë në prehërin e një vajze, fytyra e së cilës nuk dukej nga flokët.

Ky postim ka bërë që disa nga fansat e Capitalit të “shpërthejnë” keq. Ato e kanë konsideruar si një veprim për të tërhequr vëmendje, mirëpo reperi nuk ka vonuar t’iu përgjigjet.

“Vetëm për vëmendje i bën këto foto? U lodhëm duke parë gjëra të shtirura kudo. S’duhet te ti”, i ka shkruar një ndër kometueset, të cilës Capitali i është përgjigjur: “Çfarë ka të shtirur këtu?

“U lodhëm nga dramat tua me gocat! Ju të gjithë mos u gënjeni”, i ka shkruar një tjetër.

Reperi i është përgjigjur: “A mundem thjesht të postoj një foto? Shiko mirë se kush po bën drama.”