Lady Gaga flet për shëndetin e saj mendor: Sekretet ju degradojnë sëmundjen – AlpeGossip
Lady Gaga flet për shëndetin e saj mendor: Sekretet ju degradojnë sëmundjen

Lady Gaga flet për shëndetin e saj mendor: Sekretet ju degradojnë sëmundjen

Ndërsa njerëzit përpiqen të kërkojnë ndihmë për shëndetin e tyre mendor, Lady Gaga u bën thirrje të gjithëve që të sillen mirë me njëri-tjetrin.

Këngëtarja foli për shëndetin mendor ndërsa prezantoi mamanë e saj, Cynthia Germanotta, me çmimin Global Changemakers në fondacionin e tyre Children Mending Hearts’ Empathy Rocks.

Gjatë fjalimit Gaga foli për temat e shëndetit mendor, sëmundjes mendore dhe vetëvrasjes, nën dritën e vdekjeve të Kate Spade dhe Anthony Bourdain.

“Ne i mbledhim njerëzit së bashku që të zhvillojnë biseda të vërteta dhe që të jenë të sjellshëm,”-tha këngëtarja. “Mirësia nuk është vetëm një mendim i mëtejshëm për punën tonë, por është fuqia lëvizëse për gjithçka që bëjmë. Është lentja me anë të së cilës ne shohim çdo sfidë.

Për mua, pothuajse çdo problem që mund të keni zgjidhet me dashamirësi. Të paktën mund të bëhet më mirë.

Mirësia ka një zë të butë. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se është e dobët por në fakt është jashtëzakonisht e fuqishme. Mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim njëri-tjetrin. Mënyra se si shohim komunitetet tona dhe mënyra se si punojmë. Madje edhe mënyrën se si ndihemi për veten, duke u sjellë më mirë me veten. Ne kemi nevojë për dashamirësi më të madhe në botë. “

Gaga vazhdoi duke dhënë një mesazh: “Vetëvrasja e Kate Spade dhe Anthony Bourdain kanë bërë që unë të flas me zë të për sëmundjen time mendore. Fillimisht mendoja se ishte e vetme dhe një njeri i keq, dhe kur i tregova shokëve dhe familjes time, ata vetëm mendonin se po kërkoj vëmendje. Unë u tregova e sinqertë me psikiatrin tim dhe ndershmëria u plotësua me dashuri të sinqertë dhe me më shumë mbështetje nga ekipi im i shëndetit mendor. Fillova të takohesha me të tjerë si unë. E di që unë jam me fat që kam mbështetje si kjo, por ka kaq shumë ndihmë atje, nëse keni guximin të jeni të sinqertë me veten dhe të tjerët për atë që po kaloni.”

Lady Gaga tha se ka qenë e hapur në lidhje me sfidat e saj të shëndetit mendor: “Unë kam luftuar për një kohë të gjatë me shëndetin tim mendor dhe besoj se sekretet se deradojnë sëmundjen mendore.”