Megjithëse Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj i kishin detyruar të gjithë të ftuarit në dasmën e tyre të mos postonin absolutisht asgjë, Yll Limani u tregua më rebeli.
Edhe pse nuk postoi foto të nuses e dhëndrit, ai kapi detaje të vogla si lulet apo fishekzjarret, teksa u tregonte njerëzve me fjalë se dasma ishte përrallë.
Kjo ishte ceremonia që i kishte pëlqyer më tepër këngëtarit të njohur, vlerësimet për të cilën ia dha edhe Arbanës me mesazhe në “WhatsApp”. Vetë moderatorja ka publikuar bisedën me këngëtarin, i cili e komplimenton, e nga ana tjetër moderatorja e vlerëson duke e falenderuar dhe për këngën e tyre të dashurisë.
Mirëpo, halli i Yllit vazhdon të jetë fotot. Ai ka ripostuar bisedën në “Instastory”, ndërsa krahas saj shkruan:
“Flm që m’keni ftu. Ju kam miq të zemrës. Qare s’pata pa knu, se boll mu rrike ul. Kur muj me postu tash foto? Allo?.