Menjëherë pas dasme, Meghan Markle dhe Princi Harry duan të bëhen prindër sa më parë - AlpeGossip
Menjëherë pas dasme, Meghan Markle dhe Princi Harry duan të bëhen prindër sa më parë

Menjëherë pas dasme, Meghan Markle dhe Princi Harry duan të bëhen prindër sa më parë

Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë magjike në Kështjellën Windsor, në më pak se një muaj. Mirëpo edhe përse kanë kaluar kaq pak kohë, “US Weekly” shkruan se Duka dhe Dukesha e Sussex mezi presin të bëhen prindër. Sipas burimeve për “Us weekly”, prioritet për Meghan dhe Harry-n është të kenë një fëmijë.

“Meghan dhe Harry kanë nisur tentativat për t’u bërë me fëmijë që tani. Ata mendojnë se fëmija do të vijë në momentin e duhur. Jemi të sigurtë që do të bëhen prindër të mrekullueshëm” – tregoi burimi.

Në muajin nëntor kur shpallën fejesën, Harry theksoi se është në planet e tyre të kenë një fëmijë. Pyetjes ngacmuese të gazetarit nëse fëmija do të vinte përpara martesës, Harry iu përgjigj me shaka: “Jo tani. Hap pas hapi. Shpresojmë të nisim një familje në një të ardhme të afërt”.