Ditën e sotme bloggerja e njohur Armina Mevlani feston ditëlindjen e saj. Ajo ka publikuar në Instastory disa video të ditëlindjeve të mëparshme dhe në fund i ka treguar fansave edhe dhuratën madhështore që i kishte bërë partneri i saj, Shkëlzen Berisha.
“Lulet e mia të preferuara nga zemra ime. Ndihem kaq e vlerësuar”- ka shkruar Armina në videon e publikuar në Instastory, ku shohim një buqetë gjigande në formën e zemrës me lule ngjyrë rozë.
Mirëpo, Shkëlzeni nuk është mjaftuar me kaq. Në një foto të publikuar në profilin e tij në Facebook, ai i ka bërë Arminës dedikimin më të bukur të dashurisë.
“Gëzuar ditëlindjen perlës më të bukur. Shkëlqefsh gjithmonë! Gëzuar ditëlindjen shpirt”- ka shkruar ai në foton ku çifti shfaqet duke u puthur.