Prej disa ditësh Rita Ora ka nisur pushimet në Ibiza të Spanjës, nga ku ka postuar foto teksa po i shijon në maksimum këto ditë relaksi. Mirëpo të gjithëve u ka bërë përshtypje fakti që Rita i ka rrobabanjot shumë të vogla për masën e saj trupore.
Dhe kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare shfaqet kështu pasi edhe pak kohë më parë u komentua për të njëjtën gjë.
Nëna e Ritës, Vera ka postuar një foto të së bijës të kapur nga paparaci dhe ka bërë një reagim epik për rrobabanjot e saj.
“Rita Ora dukesh për mrekulli, vetëm të lutem më lejo të vij me ty për të blerë rrobabanjo herën tjetër, që të sigurohem se po merr masën e duhur”, ka shkruar Vera Ora.