Ilda Bejlerin nuk e lënë REHAT! Sa pushoi Muç Nano, PLASIN kritikat e tjera për… (FOTO) – AlpeGossip
Ilda Bejlerin nuk e lënë REHAT! Sa pushoi Muç Nano, PLASIN kritikat e tjera për… (FOTO)

Ilda Bejlerin nuk e lënë REHAT! Sa pushoi Muç Nano, PLASIN kritikat e tjera për… (FOTO)

Në Shqipëri ka shumë debate mes vipave ku sulmojnë njëri tjetrin lidhur me pamjen apo sjelljen e tyre. Një nga vajzat e cila po komentohet shumë së fundmi është Ilda Bejleri
Muç Nano, Arian Çani, Eva Murati e më pas opinionistja Valmira Dalipi duket sikur nuk po e lenë rehat Ildën.

Mustafa Nano në programin e tij televiziv “Provokacija” ka komentuar veshjet e dy vajzave të ekranit. “Bora Zemani dhe Ilda Bejleri janë provokuese në veshjet e tyre në programnet televizive”, tha ai, duke shkuar edhe më tej, me përshkrimin e imtësishëm sesi ato provokojnë.
Madje, krahasimi arriti deri te kryqëzimi më i famshëm i këmbëve në historinë e kinemase, atë të Sharon Stone në filmin “Basic Instinct”.

“Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma. E pas ndeshjes ishte programi ‘Zona Gol’. Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, vërsnike e Borës, quhet Ilda Bejleri. Veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme, gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate, shumë i shkurtër, tmerrësisht i shkurtër. Shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Një moderatore televizive, sipas meje nuk duhet të vishet në këtë mënyrë”, thoshte në emisionin e tij Mustafa Nano.

Pas debatit të shumëfolur mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit, dhe Çani I hodhi benzinë zjarrit. Ai publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto të fundit të gazetares.
Siç duket, veshja në pozën e Ildës është me dekolte më të mbyllur se zakonisht, duke kujtuar se dekolteja ishte një nga arsyet e debatit të saj me Nanon.

“Më duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve!!! Ti si mendon?” – ka shkruar Çani në postimin e tij.

E ftuar në emisionin Thumb në lidhje me këtë temë u pyet edhe Eva Murati, një tjetër moderatore mjaft e njohur sportive në vend.
Eva zgjedhi të japë mendimin e saj hapur dhe të kritikojë secilin aktor të debatit.

“Unë dal tre herë në javë në ekran. Fustanet ato janë, një herë do e nxjerrësh dekoltenë, njëherë jo. Më e rëndësishme se dekolteja është ajo çfarë ti thua!”, – tha Eva.

“Barbara D’Urso është 50 vjeç dhe sërish, del të dielën me dekoltenë te goja! Nuk më pëlqeu fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e një prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda kishte mundësinë të tregonte veten pak më mirë. Por në fund të ditës, çdokush e zgjedh vetë çfarë duhet të thotë”, – përfundoi Eva.

Ajo u pyet nëse mendonte njësoj si Nano, që Ilda është vulgare, përgjigja për të cilën ishte:

“Mendoj se edhe sheqeri, edhe akullorja, edhe gjërat më të mira të tepruara kur bëhen shpesh, kur bëhen të mërzitshme dhe pjesë e personalitetit tënd. Nëse del nga 5 herë në ekran me dekolte ajo është pjesë e jotja, nëse e alternon është pjesë e etikës televizive.”.
Ja Eva, i vendosi edhe pikat mbi “i”!

E fundit që ka komentuar Ilda Bejlerin ishte dhe opinionistja Valmira Dalipi e cila gjithashtu ka kritikuar Ilda Bejlerin për veshjen e saj.

“Dhe ti, Ilda Bejleri je shumë e bukur, por nuk e kuptoj pse katandisesh ashtu me ato veshje që nuk di ca emri t’u vë, me duken për pub, kabare a se di se ku, por vetëm për ekran jo.
Unë nuk jam specialiste ndoshta në këtë fushë, por me kaq shumë media, syri tashmë selekton vetë atë që nuk i përshtatet.

Ok, mund ta lëmë edhe te pjesa që është shije personale dhe ndalojmë këtu.
Por ti Ilda je shumë e dalë për të mos kuptuar që në një emisionin sportiv që prezanton, të ftuarit shqyhen nga sytë duke të parë ty dhe formave e tua që nuk i lënë asgjë imagjinatës, pasi gjithçka duket sheshit falë shijes tënde fantastike.”

Ilda komentohet shumë dhe nga fansat ku e shajnë ose kritikojnë për veshjen e saj apo pozat seksi që ajo bën.

Ka diçka që duhet të dimë, televizioni ka etikë dhe Ilda nuk është nga ato që e thyejnë etikën, sepse mbi Ildën ka njerëz të tjerë që kontrollojnë çdo detaj para se të nisi një emision. Veshje provokuese veshin shumicat e vajzave dhe kjo është zgjedhja e tyre. Ilda ka zgjedhur ta tregojë veten në atë mënyë dhe atyre që nuk ju pëlqen thjesht mund të zgjedhin të mos jenë si ajo.

Përgatiti AlpeNews.al