MOS I HUMBISNI/ Jeni kurioz të dini çfarë përmbante menyja e dasmës mbretërore? - AlpeGossip
MOS I HUMBISNI/ Jeni kurioz të dini çfarë përmbante menyja e dasmës mbretërore?

MOS I HUMBISNI/ Jeni kurioz të dini çfarë përmbante menyja e dasmës mbretërore?

Shefi i dasmës mbretërore ishte zgjedhur Mark Flanagan. Vetë princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, provuan çdo pjatë dhe vendosën që menyja të jetë e stinës, me bazë produktesh rigorozisht angleze. Po ju sjellim ca kuriozitete se si u gatua në Windsdor për eventin e djeshëm të cilësuar si më i rëndësishmi në historinë e Anglisë. Për të përgatitur ushqimin, veç shefit, ishin angazhuar një skuadër prej 50 vetash, që do të gatuanin për 600 të ftuar.

 

“Për fat, stina është në kulmin e prodhimtarisë së saj dhe kjo e bën më të thjeshtë përzgjedhjen. Çifti është përfshirë në të gjitha detajet e përgatitjeve”- ka thënë shefi. Të gjitha pjatat janë krijuar enkas për eventin, asgjë nuk ka qenë ‘e gatshme’. Të gjitha produktet e përdorura janë mbledhur nga fermat e njohura, si Kent, e njohur ndryshe si ‘kopshti’, i Anglisë.

 

Megjithatë, thuhet se do të ketë edhe prodhime të tokës së Madhërisë së saj, sepse menyja do të jetë e gjitha një homazh i mbretërisë. Pak kohë përpara dasmës, shefi ka treguar ‘tartufët e çokollatës’, çokollatat e vogla që shërbehen përgjatë gjithë vitit në Kështjellën Winsdor. Përveç tyre, skuadra ishte e angazhuar edhe në përgatitjen e një Crème brulee, biskota me panna dhe mango si dhe macaron-s të verdhë. “Ka qenë gjithçka speciale dhe e dedikuar”- ka përfunduar shefi.

 

Disa nga pjatat ishin: Skampi skocezë mbështjellë në salmon të tymosur me krem agrumesh të freskëta, shpargë angleze në grillë të mbështjella me proshutë kofshe derri, pana kota me bizele kopshti me vezë thëllëze dhe erëza verbena, domate e trashëguar dhe pure mishi në borzilok me perla balsamike, mish pule e rritur e lirë në një kos fare pak pikant me kajsi të pjekura, mish qengji konfit i pjekur i zonës së windsor, perime të pjekura dhe reçel qepe dhe kërcelli i shpargut i ngrohur me mocarela dhe domate të pjekura në diell.

Torta e dasmës mbretërore kishte shije Torta e dasmës mbretërore kishte shije dhe aromë limonësh nga Amalf

Në fillim u tha se torta e dasmës mbretërore do të ishte me shije banane, por nga lajmërimi i fundit i Kensing ton Palace mësuam se çifti kishte zgjedhur limonët si përbërësin “sekret” kryesor të tortës! Në mars, rreth dy muaj para ceremonisë u njoftua se Harry dhe Meghan kishin zgjedhur pastiçieren Claire Ptak për të bërë tortën e tyre të dasmës.

 

E thjeshtë, elegante, me shumë shtresa dhe e dekoruar me lule të freskëta, torta duket të jetë një harmonizim i të gjithë elementëve pranverorë, pasi kjo ka qenë dëshira e çiftit! Lule, limonë, ngjyra dhe aromë ndjellëse… Dhjetëra trëndafila, lule limoni nga Amalfi (zonë shumë e njohur për limonët kokërrmëdhenj me aromë) është e qartë se frymëzimi është stina e pranverës. Ptak përdori tërësisht përbërësit sezonalë dhe organikë dhe në vend të një torte tradicionale britanike me fruta, duket se të ftuarit e dasmës do të provojnë diçka ndryshe sot.