Nuk pritej! Ariana GRANDE i lë këtë koment këngëtares shqiptare, kjo e fundit ia lë ‘SEEN’! (FOTO) – AlpeGossip
Nuk pritej! Ariana GRANDE i lë këtë koment këngëtares shqiptare, kjo e fundit ia lë ‘SEEN’! (FOTO)

Nuk pritej! Ariana GRANDE i lë këtë koment këngëtares shqiptare, kjo e fundit ia lë ‘SEEN’! (FOTO)

Ariana Grande ashtu si ka dhe mbiemrin, ka edhe suksesin e saj. Ajo është ndër këngëtaret më të ndjekura në botë, madje të shumtë janë edhe ata nga Shqipëria, të cilët janë të ‘flaktë’ fare pas saj. Grande në klipin e saj të fundit zgjodhi të punonte me shqiptarin e famshëm Mario Dedivanovic, por tashmë flitet se është gati edhe kënga e saj me shqiptaren e njohur.

Është Dua Lipa, këngëtarja shqiptare, e cila ka ‘fiksuar’ Granden me fizikun e saj. Ne foton e postuar nga Dua, ajo shihet me bikini dhe vlen të thuhet se fjala që i vjen më përshtat ështe shumë SEKSI, shkruan intv.al. Ndërsa Ariana ka vendosur t’i lërë koment: ‘Werk’ duke lënë të kuptohet se i pëlqen ‘puna’ e mirë që Dua ka bërë me trupin e saj. Ndërkohë Lipa ia ka lënë ‘seen’ dhe qoftë edhe një ‘like’ nuk i ka dhënë.