E QUAJTI SUPER ARTISTE/ Marsela Çibukaj i përgjigjet Aurela Gaçes (FOTO) – AlpeGossip
E QUAJTI SUPER ARTISTE/ Marsela Çibukaj i përgjigjet Aurela Gaçes (FOTO)

E QUAJTI SUPER ARTISTE/ Marsela Çibukaj i përgjigjet Aurela Gaçes (FOTO)

Një ndër konkurrentet e ‘Këngës Magjike’ këtë vit, është këngëtarja Marsela Çibukaj e cila u prezantua me këngën ‘Thërrime dashurie’. Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe ka marrë vlerësime dhe nga artistët e tjerë, mes të cilëve dhe Aurela Gaçe.

Aurela shpërndau në profilin e saj të Instagramit një pjesë të këngës së saj, duke e cilësuar si supër artiste. ‘E zbrita frikën time në stacion…Oh sa e dua këtë këngë…edhe këtë vajzë super artiste’, shkruante ajo krahas postimit.

Marsela është ndjerë shumë e lumtur nga vlerësimi i Aurelës dhe ka vendosur ta falenderojë publikisht me fjalë të zgjedhura. Ajo ka publikuar postimin e saj dhe ka shkruar: ‘“Më bëhet zemra mal, kur zëri im, kënga ime, muzika e bukur, teksti i kërkuar, vlerësohen nga artistë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë muzikës dhe publikut shqiptar, kanë qenë dhe janë shembull frymëzimi për të gjithë ne si me talent, punë të palodhshme, energji të pakursyer lihen gjurmë në zemrat e njerëzve. Ju jam mirënjohëse pafund”.