“NUK MË MORËN SE…”/ Pamjet kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në “Fiks Fare” – AlpeGossip
“NUK MË MORËN SE…”/ Pamjet kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në “Fiks Fare”

“NUK MË MORËN SE…”/ Pamjet kur Olta Gixhari konkurronte si velinë në “Fiks Fare”

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, për herë të parë këtë sezon, mban rolin e anëtares së jurisë së spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel për të folur për filmin “Në kuadër të dashurisë”, ku ajo është në rolin kryesor së bashku me Luiz Ejllin.

Por jo vetë kaq, pas ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” foli pak edhe për eksperiencën e saj si pjesë e jurisë së DWTS. Olta tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.

“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupë profesioniste në Durrës. Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”.

Madje, Olta zbuloi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh”. Top Channel ka publikuar pamjet ekskluzive kur Olta ka konkurruar për velinë.

VIDEO

“Ka qenë spektakli i parë që u bë për velinë, që u bë shumë i madh atëherë dhe mua erdhën e më zgjodhën në shkollë, te Gjergj Kastrioti kam qenë. Kam qenë shumë bukuroshe natyrisht. Nuk më morën se m’a bënë me hile kuptohet. Se bëj shaka. Disa gjëra janë të shkruara, se nëse atë vit do të bëja velinën, nuk do të bëja dot shkollën. Domethënë i binte të bëja një vit pushim. Kushedi se si do më kishte marrë jeta nëse…”, tha Olta Gixhari.