“NUK E IMAGJINONI DOT”/ Ardit Gjebrea publikon video nga skena e “Këngës Magjike” – AlpeGossip
“NUK E IMAGJINONI DOT”/ Ardit Gjebrea publikon video nga skena e “Këngës Magjike”

“NUK E IMAGJINONI DOT”/ Ardit Gjebrea publikon video nga skena e “Këngës Magjike”

Ndërsa prej javësh kanë filluar të prezantohen konkurrentët e “Këngës Magjike”, jemi shumë pranë 3 netëve finaliste të edicionit të 20-të të këtij spektakli.

Këtë vit festivali do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, Bora Zemani dhe nga balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa.

Kjo e fundit tregoi se do të vijë me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga “Mediaset”, ndërsa deri më tani jemi njohur me emrat dhe këngët që do të konkurrojnë për çmimin e parë.

Ditën e sotme moderatori Ardit Gjebrea zbuloi punimet që po bëhen për skenën e “Këngës Magjike”.

Ai publikoi një video nga nisja e punimeve për ndërtimin e skenës së festivalit, që mbahet si çdo vit në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa nuk mund të kuptojmë shumë nga ky regjistrim, moderatori shprehet se do të ketë shumë surpriza.

“Dita e parë, skena e ‘Kënga Magjike 2018’. Nuk imagjinohet dot ç’do të ndodhë këtë edicion”, shkroi në postimin e tij Gjebrea.

Kujtojmë se vitin e kaluar në “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea u shoqërua nga prezantueset Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.