''MOMENTI TË MBLEDHËSH PLLUMAT''/ Lori Hoxha i drejtohet të motrës: Po më sjell energji negative - AlpeGossip
”MOMENTI TË MBLEDHËSH PLLUMAT”/ Lori Hoxha i drejtohet të motrës: Po më sjell energji negative

”MOMENTI TË MBLEDHËSH PLLUMAT”/ Lori Hoxha i drejtohet të motrës: Po më sjell energji negative

Lori Hoxha, blogerja e dashur shqiptare është një nga personazhet më aktiv në rrjetet sociale ku shpesh bën postime duke ndarë me fansat momente të ndryshme nga jeta e saj.

Ditën e djeshme ajo ka postuar diçka të veçantë nga të tjerat. Ajo ka postuar një foto ku duket një kënd t ishtëpisë i mbushur me gurë, kristale, aromatizues dhe qirinj ku secila nga këto ka një kuptim të veçantë.

Për më tepër ajo ka shkruajtur: Qoshja e preferuar e shtëpisë time; kristal turmaline i zi për mbrojtjen ndaj energjive negative, ametist për qartësi, akuamarinë për ndryshime të mëdha në jetë dhe një gurë floriri qelqi për një të ardhme të artë. Dhe gjithashtu disa qirinj sepse më bëjnë të ndihem në shtëpi.

Mesa duket, bukuroshja beson shumë në kristalet dhe energjitë që ato përcjellin por motra e saj Sara duket se nuk mendon kështu. Ajo i ka bërë një koment tepër për të qeshur duke i thënë: Momenti të mbledhësh pëllumbat motër.

Duket se Sara nuk beson shumë në këto gjëra por Lorit nuk i intereson shumë sepse ka vazhduar duke mbajtur anën e saj dhe i është kthyer të motrës duke i thënë: Po më sjell energji negative. /AlpeGossip.al