Njihen si këmbët “luleshtrydhe”! Nga aspirina tek soda ja mënyrat si ti “hiqni qafe” – AlpeGossip
Njihen si këmbët “luleshtrydhe”! Nga aspirina tek soda ja mënyrat si ti “hiqni qafe”

Njihen si këmbët “luleshtrydhe”! Nga aspirina tek soda ja mënyrat si ti “hiqni qafe”

Njihet me termin Strawberry legs, për shkak të farave të vogla tek luleshtrydhet, pra kokrrave apo pikave të kuqe që krijohen në këmbë, diçka që shumë gra dhe vajza e kanë dhe mundohen me shumë metoda që ti largojnë. Në të vërtetë, ka një arsye se pse bëhen: Ndodhin më së shumti si rezultat i poreve të bllokuara dhe folikulave të qimeve. Tani që është verë askush nuk do që ti ketë dhe ata që depilohen me brisk e bëjnë akoma më keq.

Këtu do gjeni metodat se si ti largoni: Fillimisht merrni pak sheqer dhe pak ujë, përzieji dhe pasi të krijohet një mase kremoze, bëj masazh duke e përhapur në gjithë lëkurën. Ajo largon qelizat e vdekura dhe bën që folikulat e qimeve të lirohen duke mos shkaktuar rritim. Një metodë tjetër është dhe soda, merr një lugë gjelle dhe përzieje me ujë, përhape në zonat ku ke më shumë irritim lëkure.

 

Sodea shërben si një anti-inflamator dhe gjithashtu si exfoliator për zonën e irrituar. Më pas laje më ujë të ftohtë. Mund ta bësh edhe me dhallë në vend të ujit. Ka rëndësi të largosh lëkurën e vdekur të lëkurës, për të hequr qafe edhe poret e padëshiruara. Këtë mund ta bësh me qumësht dhe kripë, ose sheqer, kafe dhe aloe Vera. Masazhoji këmbët për 10 minuta dhe më pas shpëlaji me ujë të ftohtë. Mund të aplikosh më pas një krem hidratues.

Por ka ende, edhe aspirina bën mrekullinë, merr dy kokrra dhe përzieji me disa pika ujë, masazhoje për pak minuta dhe shpëlajë. Ndërsa për ata që nuk heqin dot dorë nga brisku, të provojnë të depilohen duke aplikuar më parë vaj kokosi. Dermatologët thonë se nëse këto metoda nuk kanë sukses, me shenjat e para pas një muaji, atëherë është koha të trokisni në qendrat e tyre për të kryer vizita