“KËNGA MAGJIKE”/ Ardit Gjebrea jep lajmin, ja sa lekë do shpërblehen artistët – AlpeGossip
“KËNGA MAGJIKE”/ Ardit Gjebrea jep lajmin, ja sa lekë do shpërblehen artistët

“KËNGA MAGJIKE”/ Ardit Gjebrea jep lajmin, ja sa lekë do shpërblehen artistët

Festivali i përvitshëm i muzikës, “Kënga Magjike”, i drejtuar nga Ardit Gjebrea, sigurisht që s’do të mungojë as këtë vit!

Këngëtarët po përgatisin projektet e tyre për të na i prezantuar në fillim të festivalit, i cili edhe kësaj here do të vendosë në garë konkurruesit për të fituar çmimin e parë.

Por cila është data në të cilën do të nisë “Kënga Magjike”? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Ardit Gjebrea.

“Në 21 mars 2012 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finalen”- ka treguar ai krahas postimit.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë vit festivali “Kënga Magjike” do të shpërblejë si asnjëherë më parë të gjithë artistët pjesëmarrës. Ky solidaritet do të bëhet me qëllimin për të nxitur artistët dhe për të mbajtur gjallë magjinë e këngës shqipe.

Këtë njoftim e ka dhënë vetë moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea në një postim në InstaStory.

“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit.

Eshtë ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe.”- shkruan Gjebrea.