MUNGOI NË "BABY SHOWER"/ Priyanka Chopra thyen heshtjen për armiqësinë me Meghan Markle - AlpeGossip
MUNGOI NË “BABY SHOWER”/ Priyanka Chopra thyen heshtjen për armiqësinë me Meghan Markle

MUNGOI NË “BABY SHOWER”/ Priyanka Chopra thyen heshtjen për armiqësinë me Meghan Markle

Mungesa e Priyanka Chopra në baby shower-in e Meghan Markle u komentua shumë në mediat rozë ndërsa u ngritën pikëpyetje mbi miqësinë mes tyre.

Por aktorja vendosi ti japë punë thashethemve mbi një ngrindje mes tyre duke thënë se lajmet janë të pavërteta.

Ndërsa ishte e ftuar në Watch What Happens Live!, Priyanka u pyet nga fansat: “A janë të vërteta thashethemet se jeni zemëruar me Meghan Markle që nuk erdhi në dasmën tënde me Nick Jonas?”

Por aktorja qeshi duke shpjeguar: “O zot, jo nuk janë të vërteta.”

Fillimisht u raportua se ylli i Bollywood nuk shkoi në baby shower-in e Meghan për shkak se Dukesha nuk mori pjesë në dasmën e saj.

Por duket se marrëdhënia mes tyre vazhdon të qëndrojë e fortë.