Vetëm dy muaj më parë Emina Çumulaj u bë nënë për herë të dytë. Tashmë angazhimet janë shtuar për të, sepse i duhet të kujdeset për të dyja vajzat. Madje modelja shqiptare dëshiron që të jetë shembulli perfekt për vajzat e saj, sepse ajo i përkushtohet totalisht dhe pjesën më të madhe të ditës e kalon me to. Nëpërmjet rrjeteve sociale ajo ka treguar shpesh se mëmësia nuk është aspak e lehtë, ama kënaqësia që merr prej fëmijëve nuk mund të këmbehet me asgjë tjetër.
Për të nuk ka lumturi më të madhe se sa të ushqejë me gji dhe të përkujdeset në çdo moment për të voglën e saj. Përveçse si nënë e shkëlqyer, Emina është grua me plot kuptimin e fjalës. Kujdesin ndaj vajzave nuk mund ta lërë pas dore, por edhe vetes i kushton vëmendje të veçantë. Tashmë që vajza e vogël është rritur pak, Emina ka nisur palestrën për të mbajtur trupin në formë.
Modelja e nis ditën në orën 7 duke shkuar në palestër dhe gjithë orët e mbetura ja kushton Ellas dhe Mias. Ndoshta për të mund të jetë sakrificë e madhe, megjithatë ja ka dalë mbanë të gjendet pranë vajzave dhe të trajtojë veten siç duhet. Ky është dhe shembulli perfekt se gratë ja dalin gjithmonë dhe jeta vazhdon po njësoj edhe pasi bëhesh nënë.