U LARGUA NGA “TOP CHANNEL”/ Moderatorja e njohur bëhet pjesë e stafit kryeministror – AlpeGossip
U LARGUA NGA “TOP CHANNEL”/ Moderatorja e njohur bëhet pjesë e stafit kryeministror

U LARGUA NGA “TOP CHANNEL”/ Moderatorja e njohur bëhet pjesë e stafit kryeministror

Kohët e fundit emri i moderatores Anjeza Maja ka qënë nga më të lakuarit në mediat rozë. Ajo u largua nga “Top Channel” për t’u bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me” ku e shohim si konkurente në kërcim çdo të hënë.

Megjithëse është aluduar shumë për lërgimin e saj nga televizioni “Top Channel” ajo kurrë nuk kishte treguar asgjë në lidhje me këtë.

Në një intervistë për revistën “Class” ajo u shpreh mbi këtë temë duke thënë: “Televizioni është një tokë e minuar dhe që kërkon të jesh gjithmonë i vëmendshëm, mos vritesh. Sigurisht e kam simbolikisht, sepse nga ana tjetër do thoja që është edhe më i thjeshti, nëse beson tek vetja dhe ecën afër njerëzve të duhur. Nëse nuk të bëhet familje një ekran, më mirë të ikësh. Në bankë mbase nuk është e nevojshme. Besoj e dhashë përgjigjen”!

Më tej ajo zbuloi se projektet e saj të ardhshme kanë të bëjnë me një biznes privat dhe një projekt në kryeministri.

“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale” – u shpreh Anjeza, duke mos treguar asgjë më shumë sa u përket projekteve televizive.