Teksa priste në studio të ftuarën e rradhës në emisionin “Thumb”, Aulona Musta zbuloi për herë të parë se ajo dhe Dalina Buzi ishin kushërira, madje ishin rritur me njëra-tjetrën.
“E ftuara e parë për këtë sezon të ri do të jetë një vajzë që mua më pëlqen shumë, por tani nuk e di nëse më takon mua të flas. Le ta themi ekskluzive për herë të parë, ne jemi kushërira.”, tregoi Aulona para kamerës.
Gjithashtu, Dalina u shpreh se kjo ishte intervista më e rehatshme për të, pasi ndodhej përpara një personi që e njihte mirë që në vogëli dhe kishin ndarë gjithçka bashkë.