“PSE NUK E PUTHE?” Sara bëhet xheloze për takimin e Sindit me Geljanin dhe merr vendimin e papritur – AlpeGossip
“PSE NUK E PUTHE?” Sara bëhet xheloze për takimin e Sindit me Geljanin dhe merr vendimin e papritur

“PSE NUK E PUTHE?” Sara bëhet xheloze për takimin e Sindit me Geljanin dhe merr vendimin e papritur

Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë i Sindit dhe Glejanit. Të dy ata u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe nuk munguan bisedat e ngrohta, kërcimi dhe përqafimet. Gjatë kërcimit ata të dy u afruan akoma më shumë dhe në një moment u duk se do i jepnin një puthje në buzë njëri-tjetrit, por nuk ndodhi.

Ky takim “çmendi” Sarën, e cila u shpreh shumë xheloze për mënyrën se si Geljani u soll me Sindin në takim. Madje ajo nuk nguroi të ironizonte Sindin, duke pyetur Geljanin “Pse nuk e puthe se u lodh e shkreta?”. Por Sindi iu përgjigj duke thënë se nuk e lejoi ajo që të bëhej puthja.
Më pas situata ndryshoi dhe ishte Sindi ajo që shfaqi shenja xhelozie. Sara ftoi Geljanin për një takim 4 minutash dhe ai pranoi. Për këtë arsye Sindi refuzoi që të transmetohej pjesa e fundit e takimit me Geljanin, duke u shprehur se ai nuk e respektoi përderisa pranoi që të bënte takimin me Sarën.