U PËRFOL PËR MARRËDHËNIEN E SAJ LESBIKE/ Aktorja e njohur kapet mat me të dashurën serbe (FOTO) – AlpeGossip
U PËRFOL PËR MARRËDHËNIEN E SAJ LESBIKE/ Aktorja e njohur kapet mat me të dashurën serbe (FOTO)

U PËRFOL PËR MARRËDHËNIEN E SAJ LESBIKE/ Aktorja e njohur kapet mat me të dashurën serbe (FOTO)

Aktorja e njohur hollivudiane Demi Moore po përflitet kohët e fundit së është në një lidhje me stilisten serbe, Masha Mandzuka.

“Daily Mail” ka publikuar disa foto, ku aktorja 56-vjeçare shihet shumë e lumtur pranë stilistes serbe dhe vajzës së saj Rumi, 2-vjeçe, në Los Angeles.

Demi, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin, aktorin Bruce Willis, ishte shumë e dashur me vogëlushen ndërsa dyshja po blinte veshje për të.

Spekulime për një lidhje të mundshme të aktores qarkullojnë prej më shumë se dy vitesh.

Muajin e kaluar u raportua se Demi është në një marrëdhënie intime me një grua.

“Ato dalin të kapura për dore dhe Demi është si një nënë e dytë për vajzën e Masha-s”- tha një burim për “Radar Online”, një muaj më parë.

Stilistja Masha, e cila ka dhe markën “Anda & Masha”, është nënë edhe e një djali 5-vjeçar.

Dyshja duket se është njohur që në 2014-n dhe nëse lidhja e tyre zyrtarizohet, do të jetë marrëdhënia e parë publike e Demi-t që pas ndarjes nga Ashton Kutcher në vitin 2011.