Era Istrefi “THUMBON”: Nuk mund të ecësh në hapat e mi (FOTO) – AlpeGossip
Era Istrefi “THUMBON”: Nuk mund të ecësh në hapat e mi (FOTO)

Era Istrefi “THUMBON”: Nuk mund të ecësh në hapat e mi (FOTO)

Era Istrefi ka qenë në vëmendjen e të gjithëve për shkak të pjesëmarrjes së saj në Kupën e Botës, por vijon të komentohet në faqet rozë.

Këtë herë, këngëtarja nga Prishtina ka publikuar dy fotografi në profilin e saj në Instagram, të shoqëruar me një shkrim thumbues.

“Smunësh mi ecë hapat e mi”, shkruajti këngëtarja. Pas pak minutash u kuptua se Era po promovonte projektin më të ri muzikor që do të sjellë në treg.

Pas suksesit me “Prisoner”, ajo do të vijë në duet me Konshens me një këngë që do ketë titullin ‘Oh God’ që do të publikohet me klip muzikor që do publikohet të premten.