“ISHA 19-VJEÇE”/ Dojna Mema zbulon punën e saj të parë dhe pagën modeste që merrte – AlpeGossip
“ISHA 19-VJEÇE”/ Dojna Mema zbulon punën e saj të parë dhe pagën modeste që merrte

“ISHA 19-VJEÇE”/ Dojna Mema zbulon punën e saj të parë dhe pagën modeste që merrte

Puna e parë e Dojna Memës ka nisur në moshën 19-vjeçare dhe lidhej me atë që ajo di të bëjë më mirë: moderimin.

Duket se prezantuesja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të para shumë viteve kur punonte në “Top Albania Radio”. Dojna ka zbuluar se ka punuar 6 muaj pa pagesë dhe më pas iu vendos një rrogë prej 20 mijë lekësh.

“Puna ime e parë, radio,19 vjeç !Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit. Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja: “Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!” Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda. Foto Arkive : Circa 2012”, ka shkruar Dojna krah fotos ku shfaqet në “Top Albania Radio”, 10 vite më parë.

Aktualisht, Dojna është në muajin e 6 të shtatzënisë. Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël.
Ndërkohë, disa javë më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës