Luiz Ejlli, Elvis Pupa dhe Qetsor Ferrunaj kanë diskutuar mbrëmjen e djeshme edhe për ligjet që do vendosen në “Big Brother VIP2”.
Këngëtari i njohur propozoi që zgjimi të bëhet me orar, pasi qeveria të ngrihet nga gjumi dhe pas ndërrimit të baterive.
Në momentin e fikjes së dritave, Luizi propozoi që të gjithë të flasin me zë shumë të ulët, për të respektuar pjesën tjetër që ka nevojë të qetësohet.
Qetsori, nën cilësinë e Ministrit të Brendshëm propozoi që përshëndetjet të bëhen me detyrim, duke qenë se disa banorë nuk thonë as “Mirëmëngjes”.
Një tjetër pikë që është kthyer në shqetësim për shumicën e banorëve, ka qenë pikërisht rrëmuja e vazhdueshme. Si dhe rregulla për përfshirje në debate.
Për këtë, qeveria vendosi që pas çdo përfundimi mëngjesi, dreke, darke apo vakti të ndërmjetëm, gjithësecili të lajë pjatën apo gotën e tij.
Për ligjet e tjera që vendosi kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Jashtëm, ndiqni videon e plotë.