Meshkujt duan gjumë pas seksit? Jeni gabuar ata “vdesin” për këto veprime – AlpeGossip
Meshkujt duan gjumë pas seksit? Jeni gabuar ata “vdesin” për këto veprime

Meshkujt duan gjumë pas seksit? Jeni gabuar ata “vdesin” për këto veprime

Nëse keni menduar se gjëja e vetme që u pëlqen meshkujve pas seksit është gjumi, keni gabuar rëndë. Ka disa veprime që i kanë më të dashura sesa gjumi.

Pas seksit, femrave u pëlqejnë ledhatimet dhe përqafimet. Por, a keni menduar se cfarë është ajo që u pëlqen meshkujve? Të flenë? Jo. Të ngrihen dhe të shikojnë TV apo të pinë cigare? Edhe këtu përgjigjja është negative. Meshkujt janë më emocional sesa mendoni.

Nëse keni menduar se ata nuk duan të ledhatohen e të preken, jeni gabuar rëndë. Janë disa gjëra që mund t’i bëni me të dashurin pas seksit, e të cilat do ta bëjnë atë më të ndjeshëm dhe do ta çojnë në qiell të shtatë.

Jepni komplimente

Ndonjëherë meshkujt dyshojnë në aftësitë e tyre dashurore, prandaj mos harroni që kohë pas kohe ta lëvdoni. Pak lajkë s’i bën dëm askujt, përkundrazi do ta bëjë atë më të kujdesshëm dhe do t’ia rrisë dëshirën për dëshmi të reja. Tregojani pozicionin tuaj më të pëlqyer dhe ju sigurojmë se do ta përsërisë në rastin e parë.

Bëni dush së bashku

Meshkujve u pëlqen dushi pas seksit, sidomos kur bëhet bashkë me trupin femëror. Kjo për ata është skena më e mirë e mundshme. Filloni duke larë trupin e njëri-tjetrit, shpinën, supet, qafën. Shijojeni ujin e ngrohtë që e përkëdhel trupin tuaj, ledhatohuni dhe puthuni. Është e dëshmuar që uji i ngrohtë i shton emocionet dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Bëjini masazh

Nuk do të thotë që duart duhet të pushojnë vetëm pse ka mbaruar seksi. Masazhimi është një mundësi për ta vazhduar edhe më kontaktin fizik. Shtrihuni, zgjatuni drejt tij dhe lehtësisht me gishta bëni rrathë në trupin e tij, shkruan Express. Filloni te gjoksi, ne bel dhe prap ngjituni lart. Shmangiuni zonës intime, pasi ajo është akoma e ndjeshme pas seksit.

Grave u pëlqen që pas seksit të përqafohen e ledhatohen, është dëshmuar se është vetëm një mit se meshkujt nuk kënaqen me këto. Shumica e partnerëve kanë dëshirë të ndjejnë afërsi pas seksit, prandaj lini hapësirë që të vendoset mirë dhe pas saj butësisht bashkohuni me trupin e tij – nuk do të mundet t’ju rezistojë.