Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga po shijon momentalisht suksesin e këngës së saj më të fundit “A je mirë?” e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Çiljeta është padyshim një ndër personazhet më të komentuara në media dhe jeta e saj private merr vëmendjen e të gjithëve.
Këngëtarja prej kohësh është përfolur për një lidhje me portierin e skuadrës së Partizanit, Alban Hoxha. Ndonëse ata ende nuk kanë pranuar gjë publikisht dhe në media është komentuar se mes tyre ka pasur probleme, Çiljeta ka treguar së fundmi se jo vetëm që janë bashkë, por që lidhjen e tyre e kanë bërë familjare.
Ajo ka publikuar ditën e djeshme një video ku shihet së bashku në makinë me dy kunatat e saj dhe fëmijët e tyre. Të tria shihen mjaft të lumtura pranë njëra-tjetrës teksa dëgjojnë muzikë në makinë. “Me kunatat”, ka shkruar Çiljeta pranë videos ku shihet se ka një marrëdhënie mjaft të mirë me to.