Një burrë që po ecte me qenin e tij, u sulmua nga një kojotë agresive, duke arritur ta shmangte atë me vetëm një filxhan kafeje.
Ben Pool tha se kafsha e egër nisi sulmin ndaj qenit të tij.
Ai po ecte në një park natyror në Florida të premten e kaluar, kur kojota e tërbuar sulmoi sapo pikasi qenin e tij.
Edhe kur burri filloi të bënte zhurmë për ta trembur, kafsha u bë edhe më agresive, duke kafshuar disa herë qenin.
Më pas, burri merr një armë nga kamioni duke qëlluar në ajër, duke detyruar kafshën e egër të largohet.