“MOS I FOL SHOFERIT”/ Florjan Binaj: Ja çfarë do doja të ndryshoja në “Portokalli” – AlpeGossip
“MOS I FOL SHOFERIT”/ Florjan Binaj: Ja çfarë do doja të ndryshoja në “Portokalli”

“MOS I FOL SHOFERIT”/ Florjan Binaj: Ja çfarë do doja të ndryshoja në “Portokalli”

Florjan Binaj ka qenë i ftuari i radhës në studion e emisionit ‘Mos i fol shoferit’. Në një rrëfim mes shumë të qeshurash, Flori ka treguar më shumë për jetën e tij personale dhe punën në ‘Portokalli’. Aktori i humorit ka thënë se e vetmja gjë që do të donte të ndryshonte nga ‘Portokalli’ është koha e  gjatë që ata punojnë.

“Do të doja të gjendej një formulë, që ne të dilnim pak më rrallë, një javë po një javë jo, se do bënim numra më cilësorë, duke qenë se ne gjithçka e bëjmë për tre ditë”, – ka treguar Flori. Ai ka shtuar se për shkak të punës së ngarkuar i ngelet shumë pak kohë për familjen, megjithatë përpiqet të jetë baba i mirë që t’i plotësojë dëshirat dy fëmijëve të tij, Glauk dhe Krena.

Ai ka shtuar se i do shumë fëmijët dhe mendon që në të ardhmen të ketë minimumi katër.

Flori ka rrëfyer se kur ndodhet në shtëpi mundohet të futet sa më shumë në botën e fëmijëve, për të kaluar momente sa më të bukura me ta.