E PRANOI VETË/ Kënga e Kejsi Tolës është personale: Të gjithë kemi… – AlpeGossip
E PRANOI VETË/ Kënga e Kejsi Tolës është personale: Të gjithë kemi…

E PRANOI VETË/ Kënga e Kejsi Tolës është personale: Të gjithë kemi…

Kejsi Tola konkuron këtë vit, tek “Kënga Magjike” me këngën “Më ke mua”. Menjëherë pas performancës, Kejsi është ndalur në këndin e Thumb, ku dhe ka rrëfyer diçka që ne nuk e kemi ditur më parë.

Kejsi është ngacmuar nga Fatma, nëse është një përjetim personal. Fillimisht këngëtarja ka treguar se është një këngë që çdo kush mund të gjejë veten, por pas këmbnguljes të moderatoreve nëse kënga lidhet me statusin e Kejsit, ajo e ka pranuar.

“Të gjithë kemi në jetë njerëz që I themi më ke mua apo duam të na thonë më ke mua. Po ka të bëjë me statusin tim, është këngë personale”.- ka thënë Kejsi.

Kejsi Tola ka qenë shumë e rezervuar përsa I përket jetës së saj personale dhe ka vendosur ta mbajë atë larg vëmendjes së mediave.