PASI ARJONI I MORI EMISIONIN/ Xhani Shqerra habit me deklaratën (FOTO) – AlpeGossip
PASI ARJONI I MORI EMISIONIN/ Xhani Shqerra habit me deklaratën (FOTO)

PASI ARJONI I MORI EMISIONIN/ Xhani Shqerra habit me deklaratën (FOTO)

Pak muaj më parë në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se prezantuesi i njohur Xhani Shqerra u largua pas shumë vitesh nga drejtimi i emisionit ‘My Living’ dhe nisi aventurën e re në ekranin e Klan Plus.

 

Së fundmi, Xhani ka qenë i ftuar në ‘NRG Radio’ ku ka folur për emisionin e ri që titullohet Bel Mondo dhe ka rrëfyer arsyen e vërtetë se përse u largua përfundimisht nga Tring si dhe mendimin që ka për Arjonin moderatorin aktual të emisionit.

“Nuk ka vend për krahasime, jo vetëm unë ndaj vetes apo Arjonit, kushdo të ishte më pas por dhe teleshikuesit nuk kanë pse bëjnë krahasimin. Sigurisht që janë mësuar me një imazh dhe me një çift, unë nuk e kam parë se po të doja ta shikoja do të doja të bëja. Nuk e kam parë më “My Living”. Kështu që një nga arsyet më të mëdha për të mos bërë “My living” ka qënë fakti i konsumimit të një konteksti të atillë. Çdo gjë ka një përfundim, doja të largohesha në momentin që nuk kisha çfarë të jepja më më shumë” tregoi Xhani.