Pak kohë më parë Rudina Dembacaj e ftuar në emisionin “Why Not” tregoi se Visjan Ukcenaj ka qenë ai që e ka prezantuar me Mark Frrokun. Rudina u shpreh se i ka borxh një palë atlete të kuq Visjanit dhe ia ka kthyer borxhin sot.
Rudina e kishte ftuar Visjanin në emisionin e saj “Mos i fol shoferit”, ku i dhuroi atletet.
“Për njohjen time me Markun, duhet t’i ble një palë këpucë të kuqe, Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët doja të thoja. Mu afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë. Unë nuk e mbaja mend fare, nuk e kisha parë kurrë nga ekrani. Më vonë më është kujtuar që ka qenë ish-deputeti dhe i them Visjanit kush është ky? Visjani më thotë është Mark Frroku dhe i thashë ok e jeta vazhdoi po njëlloj”, është shprehur Rudina.