OLTA GIXHARI U “TALL” ME KËNGËN E SAJ/ Reagon direkt Luana Vjollca – AlpeGossip
OLTA GIXHARI U “TALL” ME KËNGËN E SAJ/ Reagon direkt Luana Vjollca

OLTA GIXHARI U “TALL” ME KËNGËN E SAJ/ Reagon direkt Luana Vjollca

Edhe pse Luana është larguar nga Top Channel, emri i saj u përmend në spektaklin e mbrëmjes së premte në “Dancing With The Stars”. Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës nën ritmet e këngës “Gasolina”, Olta Gixhari ironizoi duke thënë se këtë këngë mund t’a kishin vendosur në versionin shqip. Në këtë moment ajo nxori celularin dhe vendosi në Youtube këngën “Benzina” të Luana Vjollcës, ndërsa skena shpërtheu në të qeshura.

Momenti ishte publikuar edhe nga faqja zyrtare e Top Channel me titullin: “Olta Gixhari kunjë për Luana Vjollcën?“.

Sot ka reaguar edhe Luana, e cila ka postuar një video me momentet nga “Love Island”, teksa në sfond ka vendosur këngën “Benzina”, duke treguar direkt se e ka me Olta Gixharin.

“E diel sonte, kujt i mungoj?”, pyet Luana fansat.