NUK MORI KUPËN NË FESTIVALIN E RTSH-SË/ Eliza Hoxha flet për eksperiencën - AlpeGossip
NUK MORI KUPËN NË FESTIVALIN E RTSH-SË/ Eliza Hoxha flet për eksperiencën

NUK MORI KUPËN NË FESTIVALIN E RTSH-SË/ Eliza Hoxha flet për eksperiencën

Eliza Hoxha ishte një nga pretendentet për të marrë çmimin e parë në festivalin e “RTSH”-së, që i shkoi pas votimeve Jonida Maliqit.

Këngëtarja nga Kosova në këtë festival mori pjesë me këngën “Peng”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Një ditë pas përfundimit të festivalit dhe ndarjes së çmimeve, këngëtarja reagoi përmes një statusi në “Instagram”, ku shkruan për emocionet që përjetoi.

Ajo tregon se nuk ndihet aspak e mërzitur që nuk ishte ajo fituesja, por madje uron edhe Jonidën për çmimin.

“Një eksperiencë e bukur për ta mbyllur vitin! Emocionet e skenës që gjithherë janë si herën e parë, mësime të reja, miq të rinj, janë ato që mbetën… Një këngë më shumë në sirtar e mbështjellë me fjalët e bukura të shumë prej jush, që më keni uruar dhe përkrahur e inkurajuar për rikthimin tërë këto ditë. E vlerësoj shumë! Adrian Hila faleminderit që i dhe këngës sime jetë! Jonida Maliqi Urime për fitoren dhe suksese në Eurosong!”, shkruan Eliza.

Kënga fituese “Ktheju tokës” nga Jonida Maliqi do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” në 2019-n.