Rike Roçi ish- banorja e ”Big Brother” dhe në të njejtën kohë tifozja më seksi e kombëtares shqiptare është një nga personazhet më të komentuara të mediave rozë. Bukuroshja ja del gjithmonë të tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj me anë të fotove seksi dhe provokuese që ajo poston.
Së fundmi në storyt e saj në Instagram tifozja bukuroshe ka zgjedhur të luajë lojën ku fansat i bëjnë pyetje dhe ajo përgjigjet. Ajo çka na tërhoqi vëmendje ishte përgjigja e Rikes kur një ndjekës e pyeti se cila është arsyeja që bukuroshen nuk e shohim më në ekranet shqiptare.
Pëgjigja e saj ishte pikante pasi ajo u përgjigj: ”Si e ftuar sigurisht që do jem prap andej, kur të vi për pushime… Aman për të qëndruar atje dhe për të punë nuk ja vlen fakti ”pagesa”. Unë duke jetuar jashtë kam stil tjetër jetese… ndërkohë që femrat atje punojnë në TV dhe pa pagesë sepse dikush nga mbrapa i sponsorizon. Unë nuk jam si shumica e tyre (nuk fus të gjitha në një thes)”
Me këtë përgjigje Rike Roçi ka lenë të kuptohet se shumë nga femrat e televizionit shqipëtar nuk paguhen sepse sponsorizohen… Vallë kush janë këto femra, dhe kush i sponsorizon ato? /AlpeGossip.al