LUANA VJOLLCA GATI PËR SURPRIZËN E RADHËS/ Bashkon forcat me artistin ndërkombëtar – AlpeGossip
LUANA VJOLLCA GATI PËR SURPRIZËN E RADHËS/ Bashkon forcat me artistin ndërkombëtar

LUANA VJOLLCA GATI PËR SURPRIZËN E RADHËS/ Bashkon forcat me artistin ndërkombëtar

Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka bërë me dije se ka gati projektin e radhës muzikor.

E gjeni dot me kë?

Luana ka vendosur që të bashkojë forcat me artistin e njohur botëror, Rayvannay. “Pele pele” quhet kënga që do të publikohet këtë të premte në orën 18:00.

“Takohem këtë të premte, ‘Pele pele”, thuhet në njoftimin që kanë lancuar dy artistët.

Tanimë të gjithë e njihni projektin e ri me të cilin moderatorja, Luana Vjollca është rikthyer, projekt ky që është duartrokitur nga të gjithë.

Projekti i saj personal “Thuaje” ka si qëllim të ndërgjegjësojë dhe ngrejë zërin për të gjitha gratë që abuzohen, përndiqen, dhunohen apo ngacmohen seksualisht nga meshkujt.

Më herët, moderatorja ka gjetur rastin të tregojë edhe eksperiencën e saj personale që askush s’e kishte ditur deri më sot, pasi ky rast nuk ishte bërë publik.