Kush është sëmundja që po i “nxin jetën” bukuroshes 21-vjeçare. Ajo vuan nga… (FOTO) – AlpeGossip
Kush është sëmundja që po i “nxin jetën” bukuroshes 21-vjeçare. Ajo vuan nga… (FOTO)

Kush është sëmundja që po i “nxin jetën” bukuroshes 21-vjeçare. Ajo vuan nga… (FOTO)

Ajo konsiderohet si “mbretëreshë e bukurisë” dhe merr pjesë vazhdimisht në disa konkurse. Por, 21-vjeçarja po vuan nga një sëmundje e rëndë, që herë pas here e pengon të bëjë jetesë normale. April Coxon nga Sunderland i Britanisë së Madhe, ka dy pajisje të vendosura në kraharor dhe në kokë për të përballuar sëmundjen e epilepsisë.

Këto dy pajisje të lidhura me njëra-tjetrën, shkaktojnë goditje elektrike kur bukuroshja 21-vjeçare pëson krizë. Ajo thotë se ndonjëherë pëson 50 goditje elektrike në ditë për të parandaluar mosfunksionimin e trurit.

Megjithatë, 21-vjeçarja është e kënaqur me pajisjet që ka të vendosura në kraharor dhe në kokë, sepse mund të dalë me shoqërinë e saj në çdo moment dhe asgjë nuk e pengon. Por, ajo shton se duhet të ketë kujdes që të mos ulet shumë afër të tjerëve kur pëson goditje elektrike nga këto dy pajisje, pasi mund të lëndojë edhe ata. April Coxon është diagnostikuar me epilepsi kur ka qenë 11 vjeç.

Që në atë kohë, 21-vjeçarja qëndronte me gjyshërit gjatë gjithë kohës për të qenë në vëmendjen e tyre. Por, tashmë me pajisjet e reja që parandalojnë krizat e sëmundjes, jeta e bukuroshes ka ndryshuar për mirë.