Ueisi, më i vogli i shtëpisë ishte i dëshiruar prej shumë vitesh nga fëmija i parë i Marin Orhanasit dhe Dorinës. Të ftuar sot familjarisht në “Pasdite në Top Channel”, përveç më të voglit, Maidi, djali i madh tregoi sakricat që kishte bërë për të bindur prindërit.
“Unë e kam dashur një motër ose një vëlla që tre vjeç. Madje për këtë arsye kam shkuar edhe në xhami me babin, për t`u lutur. Në qershor shkuam në xhami, në gusht mami ishte shtatzënë”, tha Maidi variantin e tij.
Ndërkohë që prindërit treguan se ishte Dorina ajo që s`kishte dashur një tjetër fëmijë. Ishte e lumtur me Maidin, për më tepër ai ishte një fëmijë shumë i lëvizshëm dhe nuk e dinte nëse mund ta përballonte një tjetër si ai. Në fund Maidi fitoi, mami dhe babi ia plotësuan dëshirën edhe pse tashmë 9 vite diferencë me vëllain. Ka edhe kjo të mirat e saj. Ai kujdeset kur prindërit flenë.