Zbulohet i famshmi misterioz që do të shfaqet në klipin e Jonida Maliqit – AlpeGossip
Zbulohet i famshmi misterioz që do të shfaqet në klipin e Jonida Maliqit

Zbulohet i famshmi misterioz që do të shfaqet në klipin e Jonida Maliqit

Jonida Maliqi do t’i rikthehet muzikës me një këngë të re. Kënga është regjistruar dhe tani po pritet vetëm përfundimi i videoklipit.

Këngëtarja e njohur shqiptare kishte vendosur që, deri sa të publikohej klipi, detajet të mbaheshin sekret nga publiku.

Në këtë mënyrë sipas saj të kishte një mister dhe kurioziteti i ndjekësve të saj të mos shuhej.

Por një lidhje telefonike në “Pop Culture” me Jonida Maliqin, zbuloi personazhin që do te shfaqet në klipin e këngës së saj më të re.

“Më duhej një personazh që ka disa vite që i është larguar ekranit, por është shumë i dashuri, për publikun femëror veçanërisht”, tha fillimisht Maliqi.

Më pas moderatori Kelvi Kadilli tha emrin e Oni Pustinës dhe sekreti u zbulua.