PËR PUSHIME NË SANTORINI/ Zbulohet kush e shoqëron Butrint Imerin – AlpeGossip
PËR PUSHIME NË SANTORINI/ Zbulohet kush e shoqëron Butrint Imerin

PËR PUSHIME NË SANTORINI/ Zbulohet kush e shoqëron Butrint Imerin

Butrint Imeri është një ndër këngëtarët që ka arritur të fitojë zemrat e publikut (sidomos të vajzave)  që me daljen e tij të parë në ekran. Këngëtari është shumë aktiv si me projekte muzikore ashtu dhe në rrjete sociale ku vazhdimisht ndan foto dhe video të ndryshme me ndjekësit e tij.

Butrinti është shumë i komentuar në media dhe për jetën e tij sentimentale dhe  shpesh është përfolur për një lidhje të mundshme me Kiara Titon, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Së fundmi, Butrinti po shijon disa ditë pushimi në ishullin e bukur Santorini të Greqisë. Në videot e postuara në Instastoryn e tij, këngëtari ka treguar se  gjatë këtyre pushimeve është i shoqëruar. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga një tryezë romantike e shtruar për dy vetë. Në sy bien dy gota shampanjë, lëng portokalli, pjata me ushqime dhe kënga në sfond, një baladë romantike, shton dyshimet se Butrinti është i shoqëruar nga një femër.

Nga ana tjetër, fakti që dhe Kiara Tito ndodhet në Greqi tregon se ata të dy mund të jenë bashkë, ndonëse nuk kanë thënë asnjë fjalë lidhur me këtë.