Moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Nevina Shtylla, është një ndër femrat më të ndjekura në rrjete sociale, ku numëron mijëra fansa.
Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku ka prezantuar së fundmi mamanë. E pyetur nga një ndjekës sa e do nënën e saj nga 1 në 100, Nevina është përgjigjur: “Disa gjëra në jetë nuk kanë njësi matëse!”, shoqëruar me një foto të mamasë.
Siç e shohim në foton e publikuar, moderatorja ka ngjashmëri të madhe me të ëmën, të cilës i ka trashëguar tiparet e ëmbla.