NUK NDALET SËRISH SHQIPJA/ Poston një tjetër FOTO dhe “hedh” sërish kunja që Tea me Andin njiheshin që më parë – AlpeGossip
NUK NDALET SËRISH SHQIPJA/ Poston një tjetër FOTO dhe “hedh” sërish kunja që Tea me Andin njiheshin që më parë

NUK NDALET SËRISH SHQIPJA/ Poston një tjetër FOTO dhe “hedh” sërish kunja që Tea me Andin njiheshin që më parë

Shqipe Hysenaj publikoi disa ditë më parë një foto të vjetër ku Andi i “Për’puthen” shfaqej duke u puthur me një vajzë, që sipas saj ishte Tea. Ish-konkurrentja ngriti pretendimin se Andi dhe Tea njihen prej kohësh bashkë dhe se në spektakël aktrojnë.

“Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur se nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. Janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin. Hë moj Olsa ku je?Të shpëtoi ky detaji i vogël? Skualifikoi! Apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet. Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh por publiku që s’të njeh. Me mua e tregove drejtësinë”, shkroi Shqipja përkrah fotos.

Mirëpo më vonë fansa të Andit zbuluan se vajza në foto nuk është Tea, por dikush tjetër. Sipas tyre vajza në foto është ish e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës.

Mirëpo Shqipja nuk ndalet dhe ka nxjerrë të tjera fakte për të vërtetuar se vajza në foto është Tea dhe jo ish e dashura e Andit. Ajo ka ripublikuar foton në Instagram dhe një tjetër imazh të Teas që është shkrepur në të njëjtin vit me fotografinë e Andit. Shqipja thotë se Tea e ka ngjyrën e flokëve të njëjtë në të dyja fotot dhe është plotësisht e bindur se është ajo në të dyja fotot.

Viti i njëjtë, ngjyra e flokëve e njëjtë për qorrat dhe budallenjtë që s’ju besojnë syve dhe mendja nuk ju punon. Sado përpiqeni ta mbuloni, po nuk dolën nesër këta… do dalin të tjerë shumë shpejt”, shkruan ish-konkurrentja.

Ndërkohë autorja e “Për’puthen” ka deklaruar se ky është alarm i rremë nga Shqipja dhe se gjithçka do të sqarohet ditën e sotme.