Kylie Jenner publikon për herë të parë FOTON e vajzës dhe zbulon emrin e saj – AlpeGossip
Kylie Jenner publikon për herë të parë FOTON e vajzës dhe zbulon emrin e saj

Kylie Jenner publikon për herë të parë FOTON e vajzës dhe zbulon emrin e saj

Vetëm 2 ditë më parë Kylie Jenner zbuloi se ishte bërë nënë duke sjellë në jetë një vajzë. Vogëlushja kishte lindur më 1 shkurt, por 20-vjeçarja preferoi ta mbajë të fshehtë.

Ndërsa në një video më vonë Kylie zbuloi momentet më të bukura të shtazënisë dhe tregoi se pse e kishte mbajtur të fshehtë periudhën më të bukur të jetës së saj.

Ndërkohë, vetëm pak orë më parë ajo ka publikuar për herë të parë foton e vajzës. Në foto duket dora dhe pak fytyra e vajzës, ndërsa në përshkrimin shkruan “Stormi’ duke zbuluar kështu edhe emrin e vogëlushes.