VËMËNDJE! Dermatologët duan që ne të heqim dorë sa më parë nga këto zakone! – AlpeGossip
VËMËNDJE! Dermatologët duan që ne të heqim dorë sa më parë nga këto zakone!

VËMËNDJE! Dermatologët duan që ne të heqim dorë sa më parë nga këto zakone!

Për ekspertët, lëkura juaj është si një libër i hapur! Nëse ju vazhdoni flini me make up, ngacmoni aknet, nuk pini ujë mjaftueshëm, etj ata e kanë para syve llojin dhe gjendjen e fytyrës suaj. Ju e dini që zakonet e përditshmë ndikojnë shumë në cilësinë e lëkurës sonë, prandaj dermatologët ju kërkojnë të hiqni dorë sa më parë nga gjithçka që të lexoni në vijim.

1. Boll ndoqët trendet e rrezikshme të TikTok-ut

Ata ju kujtojnë se çdo lëkurë është unike dhe nuk ngjan me tjetrën, prandaj asnjë trend nuk është “must” për t’u provuar. Disa prej tyre janë të tmerrshme për lëkurën dhe nuk bazohen askund. Si mund të vendosësh deodorantin në fytyrë vetëm se e ke parë në TikTok? Për ekspertët është çmenduri, prandaj kujdes!

2. Mos e teproni me eksfolimin

Mos mendoni se “duke qenë se është më mirë, po e bëjmë më shumë që ta bëjmë më mirë.” S’është mënyrë e zgjuar për ta trajtuar lëkurën tuaj. Mos e teproni me scrub-in e fytyrës pasi mund të shihni më shumë akne, pika të zeza dhe barrierën e lëkrus më të dëmtuar. 1-2 herë në javë mjafton.

3. Pastroni telefonin, këllëfin dhe produktet e fytyrës

Nëse disa e teprojnë me pastrimin, të tjerë e neglizhojnë fare atë. Bëni kujdes në pastrimin e telefonave, këllëfëve të jastëkut dhe gjithçkaje tjetër që i afrohet lëkurës suaj.

4. Mos qëndroni shumë gjatë në dush

E dimë që mund t’ju shijojnë banjot e gjata, por dermatologët thonë se s’janë dhe aq të këshillueshme për lëkurën tuaj. Uji i vakët mund ta thajë shumë lëkurën prandaj sapo të dilni përdorni një hidratant.

5. Kujdes me produktet e skaduara

Shihni me vëmendje datat sepse nëse kanë skaduar, jo vetëm s’do t’ju bëjnë efekt, por mund t’ju acarojnë lëkurën.

6. Mos flini vetëm “në anën tuaj”

Duke fjetur vetëm nga një anë e fytyrës ju krijoni më shumë rudha në fytyrë dhe pjesën e dekoltesë.

7. Stop me nxirësit artificialë dhe me dëshirën për t’u nxirë nga dielli

Sipas dermatologëve, një pjesë e mirë e jona mendon se meqë ka përdorur krem mbrojtës është ok të rri në diell apo të përdorë produkte nxirës/solar. Nuk ekziston një nxirje e shëndetshme, prandaj bëni kujdes.

8. Mos neglizhoni SPF-në

Një nga zakonet më të këqija është shmangia e këtij hapi. Vetëm se është ditë e zymtë s’do të thotë që kremi i diellit nuk ju duhet. Përdoreni çdo ditë, pasi pavarësisht motit, ekspozohemi ndaj rrezeve UV që na çojnë drejt dëmtimit dhe kancerit të lëkurës.

Burimi: Huffington Post