E KAPI MAT DUKE U PUTHUTR ME MËSUESEN E VAJZËS/ Gruaja shtatzënë zbulon tradhtinë e bashkëshortit – AlpeGossip
E KAPI MAT DUKE U PUTHUTR ME MËSUESEN E VAJZËS/ Gruaja shtatzënë zbulon tradhtinë e bashkëshortit

E KAPI MAT DUKE U PUTHUTR ME MËSUESEN E VAJZËS/ Gruaja shtatzënë zbulon tradhtinë e bashkëshortit

Jeta ime ishte shumë e mirë. Kisha 6 vite që shijoja martesën me Nathan, kalonim kohë të bukura me vajzën tonë Melody dhe unë prisja fëmijën tonë të dytë kur mu shemb bota mbi kokë”. Kështu nis shkrimi i një gruaje që zbuloi tradhtinë e bashkëshortit me mësuesen e vajzës.

Gjithçka u zbulua nga veprimet e pazakonta të Nathan, i cili ishte i gatshëm të merrte gjithmonë vajzën nga shkolla.

Më pas, në kompjuterin e tij zbuloi një email nga mësuesja, Clarissa.

“Ajo e falenderonte që i rregulloi kompjuterin dhe këtu nuk kishte asgjë të pazakontë pasi Nathan punonte në IT. Por kishte dhe dicka shumë personale. Ajo i referohej si Nate dhe i bënte komplimente për makinën e tij të verdhë”, tregon gruaja në një letër anonime për Kidspot.

Bashkëshorti arriti të justifikohej duke thënë se e kishte parë kur mori vajzën. E vërteta u zbulua një natë kur po kthehej në shtëpi pas një koncerti në shkollë dhe kuptoi se kishte harruar çantën në sallë.

Kur u kthye, vendosi të takojë edhe mësuesen e vajzës pasi e kishte dritën e zyrës ndezur, por u shtang nga pamja.

“Ishte burri im me krahët e tij duke mbërthyer mësuesen e vajzës sime, duke i dhënë një puthje pasionante. Nuk dija çfarë të bëja, u ngriva në vend dhe vura dorën në gojë që të mos bërtisja. Mendoj se i thashë, ‘Si mund ta bëje këtë?’ para se të vrapoja për në makinë. Ai as nuk më erdhi nga pas për të më kërkuar falje ”, tregoi ajo për historinë që ka ndodhur para një viti.

Po atë natë, ai mblodhi të gjitha rrobat dhe u largua nga shtëpia për të jetuar me mësuesen, Clarissën.