HUMBI JETËN NË MOSHËN 34 VJEÇARE/ Reperi i famshëm u qëllua për vdekje - AlpeGossip
HUMBI JETËN NË MOSHËN 34 VJEÇARE/ Reperi i famshëm u qëllua për vdekje

HUMBI JETËN NË MOSHËN 34 VJEÇARE/ Reperi i famshëm u qëllua për vdekje

Reperi amerikan “Young Greatness” ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare pasi  është qëlluar për vdekje në New Orleans.

Emri i vërtetë i reperit është Theodore Jones, i cili është i njohur për hitin e tij “Moolah” që doli në treg në vitin 2015 dhe ka arritur mbi 30 milionë klikime.

Në raportimet e mediave të huaja thuhet se “Young Greatness” u qëllua në orët e para të mëngjesit të së hënës jashtë restorantit “Waffle House”.

Mjeku konfirmoi identitetin e tij duke zbuluar se vdekja u shkaktuar nga një plagë me armë zjarri. Policia ka nisur kërkimet për dy persona të dyshuar.

Kënga Moolah arriti kulmin duke arritur numrin 85 në listën e këngëve më të dëgjuara pasi u ripërpunua nga reperët Lil Wayne dhe Yo Gotti.