Flori Gjini dhe Erjona Rusi janë një ndër dyshet më të preferuara nga publiku shqiptar, të cilët jemi mësuar që t’i shohim teksa moderojnë bashkë në emisionin “Shqipëria Live”.
Kësaj radhe, moderatorët janë bërë sërish bashkë, por në role të ndryshme. Erjona është intervistuar nga kolegu i saj, Flori në programin veror “Pushime On Top”. Patjetër që në këtë intervistë mes miqsh nuk kishin si të mungonin as pyetjet pikante, të cilat Erjona si gjithmonë iu është përgjigjur pa asnjë lloj hezitimi.
Gjatë intervistës, ajo tregoi se nuk do të donte të intervistonte kurrë Edi Ramën. Po ashtu, moderatorja tha se intervista më e rëndësishme dhe ajo që ka shijuar më shumë ka qenë me Zoran Zaev, ndërsa ajo më e dobëta për moderatoren ishte ajo me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Jasminën.
Pjesë nga intervista
Flori Gjini: Intervista më e mirë që ke marrë ndonjëherë?
Erjona Rusi: E kam shijuar, sepse ishte shumë e rëndësishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai lëshoi ‘bombat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme.
Flori Gjini: Intervista më e dobët?
Erjona Rusi: Me një nga vajzat e Për’puthen, Jasmina.
Flori Gjini: Intervista që nuk do të doje të bëjë asnjëherë?
Erjona Rusi: Nuk jam shumë e bindur, por mbase Edi Ramën. Nuk do doja ta intervistoja.