DHURATA E PAPARË/ I ati i Chrissy Teigen bën tatuazh portretin e saj për ditëlindjen e 33-të (FOTO) - AlpeGossip
DHURATA E PAPARË/  I ati i Chrissy Teigen bën tatuazh portretin e saj për ditëlindjen e 33-të (FOTO)

DHURATA E PAPARË/ I ati i Chrissy Teigen bën tatuazh portretin e saj për ditëlindjen e 33-të (FOTO)

Babai i Chrissy Teigen sapo fitoi çmimin “babai i vitit” me dhuratën që i bëri së bijës për ditëlindje.

Në nder të ditëlindjes së 33-të të Teigen me 30 nëntor, babai i saj Ron vendosi të gdhendë foton e së bijës në krahun e majtë. Plot krenari, bashkëshortja e John Legend publikoi në “Instagram”, foton e së atit dhe rezultati duket i paparë!

“Babai im bëri tatuazh fytyrën time për ditëlindje” – shkruan krahas fotos Teigen.

Dhjetëra persona të famshëm si Kim Kardashian, Kate Couric, Perez Hilton, etj, mbetën pa fjalë nga ky gjest i tij. Ron jeton rreth 10 minuta larg shtëpisë së supermodeles, por shkon shumë shpesh për të vizituar nipin dhe mbesën, si edhe bashkëshorten Vilailuck. Ajo ka vendosur të shpërngulet tek e bija për ta ndihmuar me rritjen e dy vogëlushëve!