PREMTOJNË SHUMË SURPRIZA/ Izraeli i bën të papriturën konkurrentëve të Eurovizionit (FOTO) – AlpeGossip
PREMTOJNË SHUMË SURPRIZA/ Izraeli i bën të papriturën konkurrentëve të Eurovizionit (FOTO)

PREMTOJNË SHUMË SURPRIZA/ Izraeli i bën të papriturën konkurrentëve të Eurovizionit (FOTO)

Sot mbahet në Tel Aviv nata e parë e festivalit “Eurovizion Song Contest”, ku organizatorët kanë premtuar shumë surpriza. Në natën e parë të festivalit do të konkurrojnë 17 shtete: Qipro, Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Slovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Australia, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino.

Në rrjet së fundmi po qarkullon një foto ku shfaqet një tabelë dhe në anglisht shkruhet: “I urojmë fat të gjithë konkurrentëve të Eurovision”.

Mirëpo në shkrimin poshtë tij, në gjuhën hebraike shkruhet me humor: “Bëjmë shaka, i urojmë fat vetëm Kobi Marimit”. Kobi Marimi është këngëtari i cili përfaqëson këtë vit Izraelin.

Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”. Ajo konkurron në natën e dytë gjysmëfinale në datën 16 maj.