GËZUAR DITËLINDJEN/ VIP-at shqiptarë që FESTOJNË sot, nga Kastro Zizo tek Eli Fara (FOTO) – AlpeGossip
GËZUAR DITËLINDJEN/ VIP-at shqiptarë që FESTOJNË sot, nga Kastro Zizo tek Eli Fara (FOTO)

GËZUAR DITËLINDJEN/ VIP-at shqiptarë që FESTOJNË sot, nga Kastro Zizo tek Eli Fara (FOTO)

Dita e sotme ka qenë e mbushur plot me ditëlindje. 5 këngëtarë të njohur të ekranit shqiptar kanë festuar sot ditëlindjen mes urimesh plot dashuri dhe surprizash të shumta.

Kur flitet për ditëlindjet e personazheve të famshme, të gjithë janë kurioz për të parë urimet apo dhuratat që ata do të marin.

Sot feston ditëlindjen edhe një ndër zërat më të spikatur të muzikës shqiptare, Juliana Pasha. Juliana e bëri publike në rrjetin e saj social instagram, dhe me këtë rast mësuam dhe moshën e këngëtares.

“Cdo vit qe kalon eshte nje fillim i ri. Merr fryme, buzeqesh, fillo nga e para. #38 😊”

Kaq ka mjaftuar dhe të shumtë kanë qenë adhuruesit e saj, të cilët kanë nxituar të urojnë këngëtaren e tyre të preferuar në këtë ditë të shënuar.

Një tjetër këngëtare që sot feston ditëlindjen është Argjentina Ramosaj. Urimin më të ëmbël për ditëlindje padyshim që e ka pasur nga bashkëshorti i saj. Ajo feston sot ditëlindjen e saj të 28-të dhe është surprizuar në mënyrën më të bukur të mundshme.

“Urime ditëlindja zemra jeme. Të uroj edhe shumë vite të tjera të lumtura…Të dua shumë. Je ajo që më bën të lumtur çdo ditë e më shumë”, ishin fjalët e ëmbla të bashkëshortit të Argjentinës, krahas një fotoje ku ata shfaqen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Që në orët e para të mëngjesit këngëtarja Eli Fara u surpriza nga e bija me një super urim me rastin e ditëlindjes së saj të 51-të.

“Në një ditë si sot lindi nëna më e mirë në botë. Të uron motra të bëhesh 100 vjet. Jeta ime ka nisur duke hapur sytë dhe duke dashuruar fytyrën tënde. Kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Zemra jote është vendi më i sigurt për mua. Ti je mbretëresha ime. Nuk ka fjalë që mund të përshkruaj dashurinë që kam për ty. Të dua! Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Marina krahas fotos ku shfaqet duke u puthur në buzë me të ëmën.

Por jo vetëm femra, sot ka ditëlindjen edhe këngëtari dhe kantautori i njohur, Kastro Zizo. Ai feston sot ditëlindjen e tij të 34-të.

Twerk për mua. Është ditëlindja ime”, shkruan Kastro në një postim në Instastory duke i lajmëruar të gjithë fansat se sot feston ditëlindjen.

Këngëtarja e njohur e hitit “Xixëllonja”, Gili feston gjithashtu sot ditëlindjen.

“Ditëlindja ime”, shkruan Gli krahas një fotoje ku na tregon se vitet për të duket se kanë ndaluar.

Duket se sot surprizat nuk do të kenë të ndalur. Epo ju urojmë të gjithë këngëtarëve të bëhen edhe 100 vjeç./AlpeNews.al/