“DISA PROBLEME PERSONALE…”/ Grimierja shqiptare rrëfen si e ngacmoi seksualisht regjisori (FOTO) – AlpeGossip
“DISA PROBLEME PERSONALE…”/ Grimierja shqiptare rrëfen si e ngacmoi seksualisht regjisori (FOTO)

“DISA PROBLEME PERSONALE…”/ Grimierja shqiptare rrëfen si e ngacmoi seksualisht regjisori (FOTO)

Grimieria shqiptare Pranvera Metolli ishte e ftuar sot në “Trokit” ku gjatë emisionit ka treguar një rast ngacmimi seksual gjatë xhirimeve të një filmi shqiptar.

“Do kisha dashur me shpirt të përmendja emra, por që nuk dua t’i prish punë askujt. Kam patur një rast kur pagesën e mora, por emri im nuk ka qenë për disa arsye personale. Nuk ma vendosi fare emrin. Edhe kur e pyeta, më tha: “Ua më fal, kam harruar.”

Pranvera tregoi sesi regjisori kishte tentuar, por ajo nuk ia kishte kthyer ngacmimin.

“Disa probleme personale të tij, që nuk iu përgjigja në ato çfarë ai tentoi dhe kërkoi. Dhe bëri këtë pjesën tjetër. Ata që po e dëgjojnë, e dinë shumë mirë se për kë po flas”, u shpreh Pranvera.

Pranvera Metolli njihet edhe si ish -e fejuara e aktorit Rezart Veleshnja. Dyshja u ndanë në vitin 2017.

Burimi: iconstyle.al